Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK, ku kërkoi sekuestrimin e pasurive me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin anëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me dosjen 339 për laboratorin e drogës në Has.

Në një postim në Twitter, Kim ka mbështetur punën e Prokurorisë së Posaçme ku tha se pret që ky institucion të japë sa më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton Vizion Plus.

“Bazuar në informacionin nga DEA amerikane, SPAK ndoqi penalisht me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke dënuar me burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim që SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, shkruan Yuri Kim, ndërsa poston edhe njoftimin e SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *