Subscribe

Shoqata e konfindustrias i kërkon qeverisë që për të minimizuar efektet negative, që po pëson ekonomia nga izolimi të ketë në vëmendje edhe tregjet më rëndësi stragjike, siç është ai i hidrokarbureve. Operatorët vijojnë të mbajnë çmime abuzuese në Shqipëri edhe pse nafta në tregjet e huaja ka arritur në 30 dollarë për fuçi. Sipas Gjergj Buxhukut efektet e çmimit të lartë të naftës në vend janë dyfishe.

 

Nëse duhet të marrë ndonjë vendim qeveria është ajo e uljes së çmimit të naftës. Më konkretisht duhet të kthejë vëmndjen tek sektori i karburanteve, pasi kosotot janë dyfishe. Bizneset dhe konsumatorët janë goditur nga kriza e pandemisë, por paralelisht edhe ata sektorë, që punojnë paguajnë çmimit e naftës shumë shtrenjtë. Kjo do të thotë se ky treg është i mbyllur çka do të thotë operatorët e kanë të lehtë të përcaktojnë vetë çmimet.

 

Buxhuku vijon më tej kur thotë se karburanti është baza e konsumit në aktivitetin ekonomik, ndaj qeveria duhet të ndjekë shëmbullin e Maqedonisë së Veriut ku çmimi përcaktohet nga një ent rregullator.

 

Në kryeqytet nafta shitet deri në 164 lekë për litër, ndërkohë që në vendet fqinjë si Kosova një litër kushton 85 cent,  ndërsa në Maqedonin e Veriut 75 cent. Historikisht çmimet e karburanteve në vendin tonë janë ndër më të shtrenjtat në Europë dhe asnjëherë nuk kanë reflektuar sa duhet rëniën e çmimeve në tregjet e huaja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *