E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Konfindustria Shqiptare: Ndihmoni bizneset në zonat e prekura nga tërmeti

Konfindustria i bën thirrje qeverise te ktheje vëmendjen edhe nga bizneset ne Durrës te cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Reklamë

Sipas te dhënave rezulton se 130 njësi industriale janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore. Konfindustria propozon qe agjencia e mbikëqyrjes financiare te raportoje përpara kuvendit për vlerën e plotë të dëmeve dhe grafikun kohor të shlyerjes së pagesave nga ana e shoqërive të sigurimit.

 

“Gjithashtu, është e nevojshme përgatitja e një pakete të plotë ndihme fiskale, financiare për bizneset në zonat e prekura si dhe të aktivizimit të programeve të ndihmës nga BE për rastet e fatkeqësive natyrore”, – thuhet ne deklaratën e Konfindustrias.

Vazhdo të lexosh

Reklamë