Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushtica e...

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

Konferenca për turizmin/ Veliaj: “Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj; histeria për hotelet nuk është serioze; Tirana po kthehet në ‘city-break’”

12 Maj 15:52

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti sot Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit për investime, sidomos në turizëm, mes vendeve të rajonit, e organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

 

Në fjalën e tij, Veliaj tha se Tirana është sot një nga qytetet më të ndërlidhura në Ballkan, e si e tillë po kthehet në një “city break” edhe për qytetarët e vendeve fqinje.

 

“Tirana sot është qyteti më i ndërlidhur në Ballkan, me 105 fluturime në ditë. Shumë prej kolegëve nga vendet e rajonit vijnë në Tiranë për t’u lidhur me disa pjesë të Europës, ku aeroporti ynë dhe ulja e barrierave, e ka bërë jashtëzakonisht të lehtë mundësinë për t’u lidhur me kosto shumë të përballueshme,” tha Veliaj. Ai theksoi se po diskutohet zgjatja e sezonit turistik, teksa theksoi se përpara pandemisë Tirana ishte e mbipopulluar nga turistët.

“Në vitin 2019, Tirana kishte më shumë turistë sesa banorë. Për një qytet që s’ka as det dhe nuk është le të themi, një qytet klasik si Parisi apo Athina, pra jo një qytet me histori mijëravjeçare, ky është sukses sepse ka sjellë lloj turizmi që quhet ‘city-break’”, deklaroi ai.

 

Ai u ndal edhe te finalja e Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë në 25 Maj. Veliaj theksoi se për shkak të ndeshjes hotelet kanë tejkaluar kapacitetet akomoduese, aq sa sot është e vështirë të gjesh një vend të lirë në hotel.

 

Ai tha me shaka se për shkak të kësaj mbingarkese, edhe kryetarët e Bashkisë së Romës dhe të Roterdamit, që do të vijnë në Tiranë për të ndjekur ndeshjen, “po hyjnë miq” për të gjetur një vend në hotel.

 

“Kam një mesazh edhe për ne që jetojmë në Tiranë: Ne o do bëjmë histeri, o do bëjmë histori, sepse s’mund t’i bëjmë të dyja. Nuk mund të ulërasim ‘çfarë janë këto kulla dhe oligarkë, e pastrimi i parave’, nëse s’kemi fakte. Po të kemi fakte, patjetër duhet të shkojmë në prokurori. Por, ja ku jemi sot, ia mbërritëm ditës që në Tiranë nuk ka më vend në hotele. Pra, nëse ne duam të jemi lojtarë globalë në këtë ‘lojë’, në këtë sfidë, që Majlinda hapi për të gjithë rajonin, do duhet të sillemi si njerëz seriozë. Nëse na kaplon histeria, xhelozia, smira dhe fillojmë i bëjmë llogaritë tjetrit, nuk e kuptojmë se një hotel si ky, që po ndërtohet këtu, nëse shtrihet horizontal do të zinte gjithë “Nënë Terezën”; nëse hotel “Plaza” do shtrihej në 4-5 kate, do zinte gjithë sheshin “Skënderbej”. Ajër kemi, tokë nuk kemi mjaftueshëm, sidomos tokën në qendër të Tiranës, ku duan të jenë të gjithë”, deklaroi ai.

 

Veliaj nënvizoi edhe faktin se nëse duam të jemi një vend i mirëfilltë turistik, duhet të pranojmë të kemi edhe hotele të larta, në gjendje që të mund të përballojnë aktivitete të përmasave të tilla si finalja e një kupe europiane.

 

“Për ne që banojmë këtu është shumë e rëndësishme të fillojmë të sillemi si të rritur dhe si njerëz të pjekur, sidomos tani që janë liberalizuar vizat, sidomos tani që kemi parë botë me sy. Bëjmë histeri për çdo ndërtim… harrojmë që çunat dhe gocat që punojnë në fushën e turizmit nuk janë për garniturë dhe fotografi, sa për të thënë “urra, ja dhe arsimi profesional”. Po ku do punojnë ata? Hoteli ku jemi sot punëson, duke filluar nga roja që ju priti te dera, taksitë e rreshtuara jashtë, zonjat që fshinin dyshemenë, tek hidraulikët, elektriçistët, recepsioni, kuzhina, kamarierët, banakierët, e gjithë infrastruktura që punon këtu, janë vende pune dhe turizmi është ekonomi. Pra, nëse ne duam të jemi vend turistik, do pranojmë të kemi këto hotele të larta dhe hapësira që të akomodojnë aktivitete të mëdha. Në një vit si ky, ku Tirana ka mesatarisht 10-12 aktivitete të tilla në ditë, kërkohet të bëhemi njerëz seriozë, që kanë parë botë me sy dhe që nuk ulërasin për këdo tjetër. Nëse dikujt i është penguar mundësia të zhvillojë, ai ka të drejtë të ankohet. Por, për sa kohë ky treg është liberalizuar, kush ka takatin, kush ka besimin e bankave, kush ka mundësinë, kush merr riskun të bëjë biznes në turizëm, sigurisht që do mbështet me 0 burokraci”, tha Veliaj.

 

Konferenca Ministrore e Ballkanit Perëndimor, me temë “Heqja e Barrierave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit”, mblodhi ministrat e linjës nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga Komisioni Europian dhe palë të tjera të interesuara për të diskutuar mbi përmirësimin e klimës së biznesit për investime të qëndrueshme në turizëm.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
dhoma te lira Hotele Tirane Turizmi Veliaj

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e plotë të vatrave

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet aleanca strategjike në NATO

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga...

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin e Oman...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.