Subscribe

Grupi “Concord Investment”, prezantohet tashmë si një prej investitorëve më të njohur në Shqipëri duke spikatur me investimet e saj në segmente të ndryshme në industrinë e ndërtimit duke filluar nga “real estate”, “retail”, apo në turizmin elitar si dhe së fundmi edhe në strukturat e hotelerisë me 5 Yje.

 

Nëpërmjet Kompanisë së Ndërtimit “Edil AL”, janë realizuar me sukses disa prej projekteve të saj më të rëndësishme kryesisht në Tiranë. Duke filluar nga implementimi i modeleve të para të Qendrave Tregtare të ndërthurura me Rezidencat e Banimit, për të vazhduar me Resortet luksoze në periferi të kryeqytetit, dhe së fundmi Parku Industrial i Tiranës. Pra, duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj si një kompani leader në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.

 

Elementët e këtij rrugëtimi të suksesshëm dhe vizioni për të ardhmen duke ndërtuar kudo me standarde cilësore, u trajtuan së fundmi në Konferencën e organizuar nga ana e “OZ Marketing” me temë: “Mbi vlerën e pronës në Tiranë”.

 

 

 

Drejtoresha e Shitjeve dhe Marketing e Grupit “Concord Investment” znj. Ermira Brozi, e cila ishte një prej panelisteve në këtë Konferencë, gjatë fjalës trajtoi faktorët që po ndikojnë aktualisht ndërtimin në Tiranë dhe se si do të jetë trendi i ndërtimeve në të ardhmen:

 

 

“Trendi i kërkesës nga ana e klientëve vazhdon ta ketë fokusin tek ndërtimet cilësore, kryesisht ato që pozicionohen brenda Unazës së Tiranës. Duhet nënvizuar fakti se aktualisht kompanitë e ndërtimit po implementojnë standarte të larta ndërtimi, duke filluar nga fasadat e ventiluara, konceptimi dhe ndërtimi i ambienteve të përbashkëta ku dominojnë hapësirat e gjelbëruara dhe të bollshme, të cilat funksionojnë si një park në rezidencën e banimit gërshetuar me shërbimet tregtare dedikuar banorëve të tyre.”

 

 

Gjithashtu së fundmi konstatohet një kërkesë në rritje për të jetuar në periferi të Tiranës, aty ku aktualisht janë duke u ndërtuar disa rezidenca luksoze të përbëra nga vila dhe “palazzina”, të cilat pozicionohen kryesisht pranë Qendrave Tregtare, duke patur kështu nevojë për shërbime të ndryshme si jetësore ashtu edhe cilësore.

 

 

Ndërkohë që për sa i përket ndërtimeve komerciale, duhet nënvizuar fakti se “Concord Investment” ndërtoi modelin e parë të magazinave, të cilat funksionojnë si një strukturë e përbashkët, duke përfshirë këtu “show-roomin” dhe zyrat.

 

 

 

Tirana Industrial Park është një koncept avangard për sa i përket hapësirave komerciale e ngjashme me ato që ndeshim kudo në Europë, i pozicionuar në periferi të kryeqytetit përgjatë Autostradës Tiranë-Durrës.

 

 

 

Në fokus të zhvillimeve më të fundit në industrinë e ndërtimit dhe risive të cilat “Edil AL” implementon, është rritja e standartit të ndërtimeve si dhe krijimi i kushteve cilësore për banim, element ky që shoqërohet me rritje në kohë të vlerës së apartamenteve të tregut të pronave në Tiranë.

 

 

 

Concord Investment nëpërmjet Kompanisë së Ndërtimit “Edil AL” ka ndërtuar disa modele suksesi të industrisë “real estate” në Tiranë, ku vlen të përmendim Qendrën e parë Tregtare multifunksionale “ETC”, Rezidencën e Banimit “Vizion Plus” në Don Bosko, Qendrën Tregtare e gërshetuar me Rezidencën e Banimit “Kristal” tek Komuna e Parisit, Rezidencën “Concord” në Rrugën “5 Maji”, Rezidencën Alba tek Zona e “21 Dhjetorit”, Rezidenca “Fiori di Bosco” si dhe Rezorti “Quiet Lake” në Zonën e Liqenit të Farkës, si dhe të vetmin Bllok Magazinash Tregtare i cili njihet me emrin “Tirana Industrial Park.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *