Shqipëria bëri një tjetër hap të rëndesishëm në rrugëtimin drejt integrimit duke mbajtur konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel.
Ky takim në tryezën e rrumbullakët, nisi me diskutime dhe analizë për ecurinë e reformave dhe plotësimin e kritereve të vendosura nga BE si kusht që Shqipëria të anëtarësohet në union.
Në përfundim, kryeminsitri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin Marta Kos dhe Ministrin e Punëve të Jashtëme të Hungarisë Péter Szijjártó, ku u shpreh se Shqipëria ka synimin që procesi të finalizohet brenda 2027.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por na vlera, sundimi i ligjit, s’ka dyshim se në Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt, ndaj ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi, i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është ambicioze, por e kemi ndarë këtë së bashku”, tha kreu i qeverisë.
Komisionerja e Zgjerimit theksoi rëndësinë e hapjes së grupkapitullit 6 ndërsa e quajti këtë arritje një sinjal të fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin.
“Hapja negociatave për grupkapitullin 6 mban një veçanti, ka një rëndësi gjeostrategjike dhe përforcon një sinjal gjeostrategjik dhe është njohje qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm. Duke hapur kapitujt për këtë temë, ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema forcojnë paqen, stabilitetin, sigurinë, BE dhe në kufijtë e bashkimit, duke qenë si një aktor së bashku me Shqipërinë”, tha Komisionerja Kos.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se procesi i integrimit është përshpejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
“Më shumë ka ndodhur në 2 muajt e fundit se në 15 vitet e kaluara. Kjo paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE. Po e hapim këtë grup kapitull në mënyrë që Shqipëria të ecë para, pasi Shqipëria është vend i NATO, është pjesë e Këshillit të Sigurimit. Ky grupkapituill është i rëndësishëm për t’u hapur. Është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukës dhe t’ia arrijë. E rëndësishme për BP dhe Shqipërinë, anëtarësimi i saj do forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë”, tha ministri.
Më herët Rama deklaroi përpara gazetarëve se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të arritur objektivin e hapjes së të gjithë kapitujve brenda vitit 2025. Delegacioni Shqiptar në Bruksel përbehej nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Minsitri I Punëve të Jashtme Igli Hasani, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe nga negociatorët përgjegjës të grupkapitullit të VI.





