E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kondogbia braktis sërish stërvitjen , gjobitet 200.000 euro

Geoffrey Kondogbia është kthyer në një problem serioz për skuadrën e Interit e cila tani duhet të pajtohet me largimin e tij.

Francezi ka disa ditë që nuk paraqitej në ‘Appiano Gentile’, por sot kishte vendosur të kthehet aty.

Reklamë

Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ka pritur ai.

Me t’u futur në qendrën stërvitore, para tij ka dalur drejtori sportiv Piero Ausilio i cili ka kërkuar shpjegime nga ai për situatën e krijuar dhe për mungesën e pa arsyeshme gjatë këtyre ditëve.

Në bisedime e sipër situata ka eskaluar dhe lojtari e ka braktisur përsëri stërvitjen dhe me sa duket me këtë rast edhe i ka dhënë fund aventurës së tij me fanellën zikaltër.

Kondogbia ishte transferuar nga Monaco tek Interi për 36 milion euro para dy vitesh, ndërsa tani po kërkohet nga Valencia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë