E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Koncesioni në Portin e Durrësit/ Kërcënon Vasili: Hajdutët e rilindjes do të përfundojnë në burg

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për korrupsion në lidhje me koncesionin për një nga kalatat e Portit të Durrësit, i cili do të zgjasë 5 vite dhe ka një kosto prej 30 milionë eurosh për buxhetin e shtetit.

 

Reklamë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se të gjithë rilindasit që po firmosin me nxitim këtë “aferë” do të përfundojnë në burg.

 

“Hajdutet e rilindjes, qe po firmosin me nxitim, ne ikje e siper, do ta kene vendin ne burg ku do te perfundojne bashke me mafien qeveritare te biznesit te arbitraxheve nderkombetare”, shkruan Vasili.

 

Tabaku sqaroi se në fillim të shtatorit u hap një procedurë koncesionare për një nga kalatat e Portit të Durrësit. Më pas, sipas opozitës, qeveria detyroi kompaninë koncesionare që të largohet për t’ia dhënë atë një tjetër klienti të radhës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë