Subscribe

Ne nje kohe kur diskutohet qe fituesi i tenderit per mirëmbajtën e rrugës se Kombit pritet te jetë konsorciumi shqiptar, ministri i transporteve Edmond Haxhinasto thotë se komisioni do ende kohe te vlerësoje ofertat e paraqitura. Ministri ju përgjigj interesit te medias duke thëne se komisioni është brenda kohës qe i lejon ligji, ndërsa pritet edhe vlerësimi qe do te japë konsulenti per këtë vepër publike. Nëse do te kete nje fitues, ky do te jete koncesioni me i rendesishem ne infrastrukture. Ndaj dhe tenderi per mirëmbajten e rrugës se Kombit është kompleks dhe i ndërlikuar. Kjo eshte hera e kater qe ne kohe te ndryshme qeveritë per tentoje te kalojnë mirëmbajtjen e rrugës tek privati.Por tenderat kane dështuar pasi ofertat nuk kane qene me leverdi ekonomike. Edhe gara e fundit është veshur me hije dyshimi, per manipulim. Ekspertet kane komentuar se forma e ndjekur dhe kriteret e përcaktuara favorizojnë firmën shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *