Për të katërtin vit radhazi, dirigjenti i njohur kosovar Trimor Dhomi i ka dhuruar artdashësve korçarë një koncert a cappella, duke sjellë këngë të njohura jo vetëm nga qyteti i serenatave, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse.
Edhe kësaj here, Dhomi ia ka dalë të ndërtojë një kor a cappella me shumë zëra, pavarësisht faktit se një pjesë e madhe e këngëtarëve ishin amatorë, duke konfirmuar nivel artistik dhe pasion që përcillet në çdo interpretim.
Drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Zamira Kita, u shpreh se aktivitetet kulturore do të vijojnë, pasi Korça tashmë është shndërruar në qytetin e festave.
Gjatë gjithë muajit dhjetor, Bashkia ka organizuar një sërë koncertesh dhe aktivitetesh festive në Pazarin e Vjetër, në pedonale dhe në ambientet e teatrit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive për qytetarët dhe vizitorët./vizionplus.tv





