Subscribe

Nën dritën e hënës dhe fisnikërinë e muzikës së mirë, fermerët më të njohur në Shqipëri kanë dhuruar një koncert të mirëfilltë përmes bashkëpunimit fort të suksesshëm mes këngëtarëve profesionistë dhe atyre amatorë, brenda Fermës V.I.P.

Me në krye drejtoreshën artistike Elsa Lila dhe bashkëpunëtorin e saj Renis Gjoka, fermerët artistë rikthyen për teleshikuesit një repertor shumë të dashur ndër vite, duke kujtuar me mirënjohje edhe personalitete të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

Performanca të kuruara në çdo detaj dhe një punë e palodhur që i’a ka dalë të lartësojë vlerat artistike dhe ato njerëzore, mbi gjithçka tjetër.

Koncerti “Ferma në festë” mjegulloi të gjitha ndjesitë e garës, konkurentëve apo izolimit duke përcjellë një natë magjike, nën një refren aq të dashur e shpresëdhënës.

Ekskluzivisht nga Ferma V.I.P., këngëtarja Elsa Lila i prezantoi publikut këngën e saj më të re, “Vibracion”. Drithërima që kapërcyen ekranet e mbërritën fill në zemër të audiencës.

Kjo ishte një finale e denjë për të gjithë personazhet që e kanë fituar gjithsecili Fermën V.I.P. në të gjithë dimensionin njerëzor, artistik dhe të virtytshëm, duke vendosur një standart dinjitoz në një format reality shoë televiziv.

Por gara për konkurentin që do të rrëmbejë çmimin prej 100 mijë eurosh, nuk ka përfunduar ende dhe të gjithë fermerët gjenden në televotim.

Nën komandën e Albano Bogdo-s si kryefermer, kryerja e detyrave është shoqëruar edhe me debate të forta, përplasje e hatërmbetje. Ndërsa rikthimi i Dijonis Bibës është pasuar jo vetëm me batuta por edhe me kureshtjen për informacion nga jashtë. Nga ana tjetër, Robert Aliaj Dragot ka nisur aksionin për të ngacmuar konkurentët.

Florjan Agalliu vijon të eksplorojë brigje të reja në ishullin pak të njohur ndërsa ka mbetur i vetëm pas skualifikimit  të Himena Sherifi-t. Do të jetë publiku ai që vendos nëse do të rimarrë statusin e fermerit, duke i’u bashkuar sërish garës në fermë.

Për të gjitha zhvillimet sinkronizohuni në dy kanalet e platformës digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, po ashtu në rrjetet tona sociale si dhe në kanalin zyrtar të you tube, ferma V.I.P. Albania.

Gjithashtu mos humbisni prime-n e sotëm duke nisur nga ora 21 në ekranin e Vizion Plus. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *