Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për koncensionin e “Butrintit”. Zhupa ka zbuluar për mediat se seanca u shty pasi çmoi se ajo nuk ishte e legjitimuar për të përfaqësuar 36 deputetët.

 

Ajo tha se duhej të paraqiste një autorizim të firmosur nga 36 deputetë të cilët e autorizonin për ti përfaqësuar në Gjykatë.

 

Ndër të tjera njoftoi se seanca e radhës do të mbahet në 11 Korrik në orën 10:00.

 

“Ajo që ndodh në Butrint është që çdo gjetje, do të interpretohet nga ky staf dhe do të tjetërsojnë historinë me tezat e tyre që Butrinti ka trashëgimi greke. Ajo që ndodh tjetër, është fakti se Butrinti i hiqet nga komptencat e gjithë organet e shtetit që nga ministria e Turizmit apo Agjencia e Zonave të Mbrojtura sepse bën një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik turistik.

 

Edhe bashkia e Sarandës është vënë në rolin e një çiraku për fondacionin, ku jep urdhra fondacioni lidhur me atë që duhet bërë dhe nuk ka asnjë kompetencë brenda zonës së vetë.  Konventa e Parisit ku ne jemi pjesë, ndalon në mënyrë të rreptë që fondacionet të marrin nën administrim pasuritë e UNESCO-s. Ne e ftojmë fondacionin të japë donacione për Butrintin por kurrsesi të marrë nën administrim një pasuri të UNESCO-s”-tha Zhupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *