Komunat me shumicë serbe, pjesëmarrje masive në votime
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë deri në orën 11:00 kanë votuar rreth 8,30 për qind e votuesve.
Komuna e Zveçanit, në bazë të këtyre të dhënave, prin me numrin më të madh të votuesve, apo me pjesëmarrje në zgjedhje deri në rreth 34 për qind, Komuna e Leposaviqit, me mbi 27 për qind, Mitrovica Veriore me 26 për qind, Ranillugu me rreth 12 për qind.
Kurse, në Komunën e Prishtinës deri ne orën 11:00 kanë votuar rreth 11 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Nga komunat me pjesëmarrjen më të ulët është Gllogoci dhe Hani i Elezit, me më shumë se 5 për qind.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente që mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor./ REL




