E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Teknologji

Kompania e shërbimit të pagesave Square teston shitblerjen e Bitcoin

Kompania e njohur e pagesave Square lajmëroi ditën e Mërkure se disa prej konsumatorëve të saj mund të blejnë dhe të shesin bitcoin përmes aplikacioni Cash si pjesë e një testimi i cili nëse përfundon me sukses do të ishte një tjetër sinjal pozitiv për monedhën kriptografike e cila është rritur me 7 herë këtë vit.

 

Institucionet kanë qëndruar larg bitcoin, monedha e parë kriptografike dhe më e madhja për nga vlera e tregut, pavarësisht se kjo e fundit sot vlen shumë më tepër sesa monedhat tradicionale.

 

Reklamë

Por Square, një kompani e njohur për teknologjinë e saj me të cilën tregtarët kryejnë transaksionet pa një regjistër fondesh, thotë se konsumatorët e saj kanë shfaqur interes për monedhat kriptografike.

 

Investitorët tradicional ende e shohin bitcoin si një flluskë financiare tejet spekulative dhe mund një ditë mund të bjerë në kolaps.

 

Legjitimiteti i monedhës jo radhë herë është vënë në dyshim nisur nga përdorimi i saj nga “Rruga e Mëndafshit,” një treg online i zi për shitjen e drogërave.

 

Dhjetëra bursa të monedhës kriptografike janë mbyllur në Kinë, ndërsa banka qendrore Ruse kishte paralajmëruar ndalimin e uebfaqeve për tregtimin e kriptomonedhave.

 

Shefi ekzekutiv i JP Morgan Chase e quajti bitcoin një mashtrim. Asnjë prej këtyre ngjarjeve nuk i ka ndaluar investitorët të blejnë bitcoin.

 

Lajmi më i bujshëm ishte ai i CME Group, i cili tha se në fund të këtij viti do të niste adoptimin e bitcoin.

 

/PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Reklamë