Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes dhe perëndimit

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga...

Gjykatësi amerikan: Trump ka shlelur ligjin me vendimin për...

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me Putin në...

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga dhe përplaset...

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në...

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi: U diskutua...

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...

Komiteti Teknik : Emergjente kryerja e dozës së tretë të vaksinës, rekomandohet mbajta e maskës në ambiente të mbyllura

6 Korrik 12:13

Nisur nga situata epidemiologjike ku është vënë re një rritje e rasteve pozitive me Covid19, është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët e kanë konsideruar emergjente kryerjen e dozës së tretë të vaksinës për uljen e pasojave dhe fataliteteve si dhe rekomanduan mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Prof. Mira Rakacolli, bëri apel në emër të Komitetit Teknik të Ekspertëve që të bëhet doza e tretë e vaksinës.

 

“Komiteti fuqishëm bën apel për bërjen e dozave të vaksinimit, duke vazhduar me dozën e tretë ata që kanë bërë të dytën, duke vazhduar me dozën e katërt ata që kanë bërë të tretën. Sepse të gjithë qytetarët i kanë sot të disponueshme vaksinat e tyre në të gjitha qendrat shëndetësore të cilave ato i’u përkasin”, tha prof. Rakacolli.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, prof. Silva Bino tha:

 

“Të gjithë personat e moshave të thyera të cilët nuk kanë bërë dozën e tretë është emergjencë që ata ta kryejnë këtë dozë të tretë, për t’u mbrojtur format e rënda të sëmundjes. Dhe të gjithë personat që nuk kanë kryer dozën e parë duhet ta kuptojnë që bëhen një risk tepër i madh për personat të cilët mund të jenë të vaksinuar me vaksinim primar por vaksinimi i përgjysmuar gjithnjë shton riskun në popullatë dhe bëhen pengesë dhe dëmtojnë të tjerët. Prandaj është shumë e rëndësishme, po e ritheksoj dhe njëherë, që personat e moshave të thyera mbi 60 vjeç të cilët kanë kryer vaksinimin primar me dy doza duhet të vrapojnë të kryejnë dozën e tretë”..

Komiteti I Ekspertëve ka rekomonduar mbajtjen e maskave aty ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik.

“Komiteti vazhdon rekomondon fuqishëm për të mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, aty ku nuk mund të ruhet edhe distancimi social, sidomos kjo e vlefshme për personat të cilët janë me sëmundje, personat të cilët janë edhe të moshuar”, tha Rakacolli.

Duke folur për situatën epidemiologjike, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, dr. Eugena Tomini, tha se ka një rritje të incidencës dy javore, me një shtrirje të rasteve aktive në 90% të bashkive.

“Incidenca javore dhe incidenca dy javore gjatë kësaj periudhe ka pësuar rritje, krahasuar me tre javët pararendëse por ndërkohë ka pësuar rritje edhe nga gati 4-5 muaj pararendës, ku Shqipëria përvijoi me një trend shumë të ulët të hasjes së rasteve COVID pozitiv. Përsa i përket bashkive, kemi raste active në rreth 90% të tyre. Dhe për rrjedhojë, aktualisht popullata shqiptare duhet të ndërgjegjësohet me faktin e përvijimit të vaksinimit me dozë të tretë dhe të katërt, për të patur një mbulesë vaksinale jo vetëm të mirë por edhe një rritje të imunitetit përkundrejt kontakteve të ngushta që mund të kemi tashmë gjatë verës. COVID ka treguar që nuk ka një sezonalitet apo është i pranishëm gjatë gjithë muajve të vitit”, tha Tomini.

Duke folur për situatën e pacientëve me Covid19 të shtruar në spital, prof. Najada Çomo tha se rritja e të shtruarve përputhet me rritjen e rasteve pozitive të Covid19.

 

“Janë persona të pavaksinuar, janë persona me vaksinë të lënë në mes, pra të papërfunduar dhe kryesisht ata që kanë bërë vaksinimin e hershëm. Këtu e rithem që bërja e dozës së tretë të vaksinës është krejtësisht, krejtësisht e domosdoshme! Temperaturat e larta, meqenëse janë në shifrat mbi 40 gradë celsius, s’e kanë ulur numrin e të sëmurëve, nuk kanë ulur numrin e të shtruarve në spital por është shtuar numri por jo në shifra aq të jashtëzakonshme sa jemi sot. Konkordon numri i të shtruarve me numrin e të infektuarve të evidentuar deri sot. Grupmoshat që janë më shumë të prekura, janë mbi 62%, është grupmosha 60-70 vjeçare. Ka pasur dhe mosha minimale deri në moshën 20-vjecare një grua gravide e cila është jashtë rrezikut për jetën”, tha Prof Çomo.

Përqindja e vaksinimit në popullatën target mbi 12 vjeç është 51.3% me një dozë dhe me dy doza, vaksinimi i plotë primar është 48.7%. Ndërsa përqindja e vaksinimit në popullatën adulte është 60.8 % me vetëm me një doze dhe 57% me dy doza.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Doza komiteti teknik Maska Vaksina

Nga e njëjta kategori

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi

më shumë...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në Gjirokastër

më shumë...

Rama për pagat e gjyqtarëve: Ja sa do t’i kushtonte buxhetit nëse ministri i Financave do të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare

më shumë...

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shlelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

6:16

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa...

6:11

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi:...

6:07

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në...

5:41

Si ta nisni ditën pa stres

5:25

Statistikat dhe formacionet! Çfarë duhet të dini...

5:13

Aksident në afërsi të Shupenzës në Bulqizë,...

4:45

Kishte bërë plan t’i bënte “pritë” Ramës...

4:37

Arda Guler “shpërthen” në “La Liga”, rekordmen...

4:13

Rama për pagat e gjyqtarëve: Ja sa...

3:59

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në...

3:54

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon...

3:52

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.