Përfaqësuesit e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë nisur punën nga terreni dhe kanë mbërritur në Inceneratorin e Fierit për të inspektuar.

 

Nga opozita për të inspektuar është caktuar nënkryetarja e komisionit Dhurata Çupi dhe anëtari Lefter Gështja, ndërsa nga mazhorananca ka qenë Antoneta Dhima, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj dhe Eduart Shalësi.

 

Deputetja socialiste, Felaj theksoi se inceneratori i Fierit është një objekt që ekziston ndërkohë që nga opozita që është thënë që nuk ekziston.

 

 “Këtu është një objekt që ekziston ndërkohë që është thënë që nuk ekziston. Është një objekt që vazhdon të realizohet sipas kushteve të kontratës sepse nuk ka përfunduar. Nga të dhënat që ne kemi administruar, situata në qarkun e fierit deri në vitin 2015 ishte problem se ishte fusha e mbetjeve që tashmë është rehabilituar plotësisht. Në kërkuam të shikonim vendin ku u ndërtuar impianti, konkluzione të tjera do keni raste të na ndiqni në Komisione. Nuk erdhëm për të bërë komente që mund të identifikohet si qëndrim i palëve, erdhëm për të parë këtë vend”.

 

Ndërkohë Arben Pëllumbi deklaroi se në inceneratorin e Fierit depozitohen mbetjet e disa bashkive: Fier, Lushnjë, Rroskavec, Patoz. Sipas tij, depozitimi i mbetjeve nga ana e bashkive është falas.

“Këtu çdo ditë depozitohen mbetjet e disa bashkive: Fier, Lushnjë, Rroskavec, Patoz. Në ditët në vijim dhe Divjakë dhe Mallakastër. Depozitimi i mbetjeve nga ana e bashkive është falas. Çdo ditë depozitohen deri në 180 tonë mbetje. Nuk ndodh incenerimi, por selektimi manual i mbetjeve. Bëhet përpunimi i ujërave të ndotura, dhe kontestimi i mbetjeve. Impianti është për të trajtuar mbetjet e ngurta.

Komisioni Hetimor ka për qëllim të kuptojë veprimtarinë që kanë zhvilluar institucionet e këtij vendi si rezultat i emergjencave që janë krijuar. Emergjencat në Elbasan apo tiranë kanë detyruar qeverinë të gjejnë një zgjidhje të ndryshme. Ne duam të dimë a kanë vepruar drejt, sipas drejtësisë institucionet. Sipas PD është shkelur ligjim ne erdhëm sot po shohim fierin, ja ku është vepra, vepra është e re. Cdo vepër e tillë projektohet dhe ndërtohet specifikisht për këto qëllim. Është në kolaudim e sipër dhe do të fillojë punë shpejt. Sot erdhëm për të prekur me dorë objektin, për të kuptuar se çfarë do bëjë objekti. Mund të ketë pasur vonesat e veta për shkak të pandemisë”.

 

Drejtori i kantierit, Enid Dine tha se në Incenerator grumbullohen rreth 130 mijë tonë mbetje çdo ditë ndërsa theksoi se ende nuk ka nisur puna për përpunimin e tyre.

 

“Vijnë rreth 130 tonë mbetje urbane nga bashkia Lushnje, Fier dhe Patos. Pritet që në ditët në vijim të vijmë edhe nga Mallakstra”, tha drejtori i kantierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *