E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Komisionet me prezencë fizike, deputetët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit

Mazhoranca dhe opozita kane rene dakord qe mbledhjet e komisioneve parlamentare te zhvillohen me prezencen fizike te deputeteve.

 

I vetmi kusht per deputetet dhe per gazetaret, do te jete pasaporta e vaksinimit ose paraqitja e testit negativ per te marre pjese ne mbledhjet e Parlamentit.

 

Reklamë

Ne konferencen e kryetareve eshte rene parimisht dakord edhe per ngritjen e 3 komisioneve hetimore te kerkuara nga opozita.

 

Por miratimi i komisioneve do te vendoset ne séance, ku do te diskutohet edhe objekti i punes se tyre. Pervec ketyre çeshtjeve qe jane zgjidhur me kompromis, ka ende nje çeshtje qe nuk ka marre miratimin e opozites.

 

Kryetari i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla kerkoi serish sot qe PD te votoje ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e mandatit te organeve te vetingut. Sipas Balles, keto ndryshime duhet te miratohen deri ne 25 dhjetor, por deri me tani opozita nuk ka nje qendrim per kete ceshtje.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë