Kaosi i krijuar në komisionet parlamentare për shkak të vendimit të shumicës së deputetëve demokratë për t’i penguar ato të zhvillohen në kushte normale, është bërë shkak që një pjesë e tyre të zhvillohen online ose të shtyhen për një ditë tjetër.

 

Edhe pse nuk jemi në kushtet e fatkeqësisë natyrore apo masave të jashtëzakonshme si në rastin e pandemisë së Covidit, disa nga komisionet parlamentare nga fizikisht janë mbledhur online për të diskutuar për projektbuxhetin për 2024-ën, duke shmangur prezencën në sallë të deputetëve mbështetës të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit.

 

Pyetur nga Vizion Plus se për cilën arsye është vendosur kalimi i komisioneve parlamentare nga fizikisht në online dhe për sa kohë do të ndiqet kjo procedurë, zyra e shtypit deri më tani nuk ka një përgjigje.

Përballë kësaj situate, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, ka heshtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *