Në të gjitha rastet kur shumica e deputetëve demokratë do të pengojnë zhvillimin normal të komisioneve parlamentare, ato do të zhvillohen online.
Kjo është përgjigjja e kuvendit për opozitën që prej javësh është bërë pengesë për jetën parlamentare.
Në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të konferencës së kryetarëve thuhet se për shkak të situatës së krijuar deputetët nga fizikisht do të mblidhen online për periudhën 6-24 nëntor.
Ajo që mbetet ende e paqartë është se mbi cilin nen është i prashikuar ky vendim pasi rregullorja në të gjitha rastet thotë se kur shkaktohet kaos dhe cënohet rendi i punimeve komisionet parlamentare pezullohen ose zhvillohen në një tjetër ditë por jo që zhvillohen online.
Për aq kohë sa opozita është deklaruar e vendosur për të bojkotuar çdo komision parlamentar deri në plotësimin e 3 kërkesave të saj, me mbledhjet online shmanget edhe prania e saj.
Vendimi i kuvendit për të kaluar diskutimet në komisione nga fizikisht online, e veçmas për vendimarrjen më të rëndësishme, atë për projektbuxhetin për 2024-ën është i duhuri për shumicën socialiste.
ARBEN PELLUMBI
KRYETAR I KOMISIONIT TE VEPRIMTARISE PRODHUESE
Sigurisht jemi në një situatë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në kuvendin e Shqipërisë. Jemi në kushtet e pamundësisë fizike për të zhvilluar komisione.
NASIP NAÇO
KRYETAR I KOMISIONIT TE SIGURISE
Hajdeni te Komisioni i Sigurisë Kombëtare të shikoni ballë për ballë deputetët që janë evropian dhe ata që janë proevropian.
PETRO KOÇI
DEPUTET I PS
Imagjino ti tani një grup parlamentar që mendon me taktika debatiku, si do të bllokojnë rruhët, si do të bllokojnë dyert, si do të shqyejnë karriget, si do të hedhin në erë karriget, si do të venë ngjitëse në ndenjëset e deputetëve.
Kësaj situate ku opozita akuzon mazhorancën qeverisëse se po i mohon të drejtat e saj kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore apo përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore, PS nuk ka asnjë vendim nëse do të ulet në tryezë negociatash apo do të vazhdojë të gjejë zgjidhje si të mos përballet apo ta pengojë opozitën.
TONI GOGU
NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
I dini shumë mirë ju se çfarë po bëjnë ata.