Subscribe

I ndodhur në Shqipëri për të parë nga afër pasojat e tërmetit shkatërrimtar, komisionari i Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, takimin e parë e zhvilloi me kryeministrin Edi Rama në prefekturën e Durrësit pa prezencën e mediave.

Me pas ai u ndal ne në shkollën 9 vjeçare “Neim Babameto”, në Spitallë, për të cilën ekspertët shqiptarë dhe ata italianë kanë vendosur t’a shembin për të ndërtuar një të re.

Takimin e fundit Lenarcic dhe Rama e kryen në kampin e Vorës, aty ku prej nga dita e tërmetit janë strehuar shumë familje të prekura nga lëkundja e 26 Nëntorit.

 

JANEZ LENARCIC…

 

KOMISIONERI I BE-SË PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE…

 

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë krah jush, kjo për arsye se Shqipëria është pjesë e Evropës, ju jeni një vend kandidat dhe ne ta dini nuk do t’ju zhgënjejmë. Për fazën e rindërtimit, pra pasi të bëhet vlerësimi i dëmeve, Komisioni Evropian ka vënë mënjanë një fond prej 15 milionë eurosh. Komisioni Evropian ka qenë tashmë në bisedime jo vetëm me Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe me Bankën Botërore në mënyrë që të përgatitet ky vlerësim për nevojat. Dhe vetëm pasi të jetë bërë kjo gjë ne do të kemi mundësinë që të kemi një shofer dhe do të jetë pastaj në bazë të kësaj shifre që në do të vijojmë më ndihmën tonë.

 

 

Kryeministri Edi Rama u kërkoi durim të gjithë të dëmtuarve nga goditja sizmike e 26 Nëntorit, pasi 4 mijë specialistë nga vendi dhe te huaj po kryejnë ekspertizën e gjithë objekteve të raportuara si të dëmtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *