Një arsenal armësh dhe drogë janë zbuluar nga policia e Tiranës në operacionin e koduar “Kombinimi”, i finalizuar në Kamëz dhe Kurbin.
Në pranga kanë rënë dy persona, emra të njohur dhe të dënuar më herët në fushën e narkotikëve.
Ndërsa në banesat e tyre u gjetën armë të ndryshme, lëndë plasëse dhe municione luftarake.
Në pranga e policisë kanë rënë Agron Tafaj nga fshati Gjormë të Laçit dhe Tajson Tafa nga Tirana.
Dy të arrestusrit u kapen në Bathore, teksa qarkullonin me dy automjete.
Në momentin e arrestimit, efektivët i gjetën 4 kilogramë kanabis i gatshëm për t’u shitur në doza në zonën e Kamzës dhe Bathores.
Ndërkohë gjatë kontrollit në shtëpinë e Agron Tafajt në Gjormë blutë zbuluan një ambient të përshtatur me llamba për kultivim kanabisi, ku u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë narkotikë, si dhe 7 kilogramë kanabis të tharë.
Gjithashtu në banesën e 53-vjeçarit policia sekuestroi 4 kallëpe tritoli, 2 granata, etj.
Ndërsa në banesën e 27-vjeçarit në Tiranë, u gjet 1 kg kanabis, një peshore elektronike dhe një thikë.
Efektivët po punojnë për të zbuluar emrat e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./vizionplus.tv





