Pas 10 ditësh stërvitje me dy seanca ne dite, kombëtarja shqiptare eshte larguar nga Bad Valtersdorfi i Austrisë, per t’u zhvendosur ne Itali. Te premten ne orën 20:30 ne Atleti Daxurri te Bergamos, kuqezinjtë do te zhvillojnë miqësoren e fundit kundër Ukrainës, përpara se te nisin aventurën e finaleve te evropianit. Kundër kombëtares se Ukrainës qe është dhe prova gjenerale, De Biasi pritet te fusë ne fushe formacionin titullar me skemën e zakonshme 4-5-1. Ne prapavije rikthehen Cana dhe Mavraj ne qendër dhe Agolli dhe Hysaj nga krahët. Ne mesfushe do te jete treshja shtatshkurtër Kace, Abrashi, Xhaka ndërsa ulen ne stol Basha dhe Lila. Nga krahët do te jene te zakonshmit Lenjani dhe Roshi. Risia ne këtë formacion, pritet te jete Armando Sadiku qe nga minuta e pare, i cili ka fituar balotazhin me Sokol Cikalleshin. Ndërkohe kuqezinjtë ditën e sotme, kane mësuar edhe nje lajm te mire ku ne renditjen mujore te FIFA-s janë ngjitur tre shkalle me lart, ne vendin 42-te ne kuotën e 667 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *