E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Kombëtarja ka të ardhme të ndritur”, Kapiteni Berat Gjimshiti reagon pas eleminimit nga EURO 2024

Në këtë Europian kombëtarja jonë kuqezi është konsideruar si surpriza e këtij kompeticioni. Në një “grup ferri” siç është Grupit B, ajo ia ka dalë të thyejë rekorde me golat e shënuar në sekondat e para të ndeshjes, por edhe kur ka qenë në limit të kohës. Meritë për këtë i dedikohet gjithë ekipit të kombëtares.

Kapiteni Berat Gjimshiti ka ndarë emocionet e tij pas eliminua nga ‘Kampionati Europian’ duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe arritjeve të skuadrës, pavarësisht rezultatit përfundimtar.

Në fjalën e tij, ai gjithashtu nuk harroi të falënderonte tifozët Kuq e Zi, të cilët e mbështetën skuadrën në çdo hap, duke vendosur theksin te mënyra se si tifozët shqiptarë shfaqën kulturë të lartë, duke tërhequr vëmendjen dhe respektin e të gjithë Europës.

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë. Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime.”, shkruan Gjimshiti./vizionplus.tv

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë