Subscribe

Stacioni i radhës i Maratonës “Këngë Moj” mbrëmjen e së hënës ishte qyteti i Ersekës. Për te tretin vit radhazi Kolonja është bërë pjesë e maratonës, dhe qindra qytetarë vijojnë të mbushin sheshin kryesor.

 

Për kryetarin e bashkisë Erion Isai, ky organizim i Vizion Plus është një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit të zonës.

 

ERION ISAI

KRYETAR I BASHKISE

“Eksperienca ka treguar se ky është eventi më me impakt në qytet. Dhe jam i lumtur që artistët me të mëdhenj vijnë e prekin Kolonjën.  “Këngë Moj” është gjithashtu kontributor edhe në turizëm.”

 

Edhe këtë vit në Kolonjë kanë qenë këngëtarët më në zë të muzikës popullore, të cilët janë ndjerë të befasuar nga pritja e artdashësve kolonjare.

 

RAVENA IBRAHIMI

KËNGËTARE

“kjo ka qene një mbrëmje e shkëlqyer. Jam  lumtur që e lumtur që e hapa unë sonte këtë natë. Janë mikpritës të shkëlqyer dhe kanë krijuar një nga atmosferat më të bukura të maratonës.”

 

IRMA LIBOHOVA

KËNGËTARE

“Të gëzosh njerëzit nuk ka përmasë, Erseka e vogël ose Korça e madhe ose ndonjë qytet tjetër. Njerëzit gëzojnë kudo njësoj.”

 

As reshjet e shiut nuk i larguan qytetarët nga sheshi. Të ardhur jo vetëm nga Erseka por dhe nga zonat përreth qytetarët kërcyen e kënduan së bashku me artistët. Për ta organizime të tilla janë të domosdoshme në qytetet e tyre.

 

“Qytete e vogla e kanë shumë të nevojshme një organizim të tillë. Sa më shumë koncerte të bëhen aq më shumë shtohet gjallëria dhe gëzimi i njerëze.

 

“Është kënaqësi e madhe sepse në këtë shesh jemi rritur, takohemi me njerëzit e aq më tepër kur ka dhe muzikë si kjo natë.”

Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër magjinë e Maratonës në Ersekë, do të kenë mundësinë ta ndjekin të dielën në orën 21.00 në ekranin e “Vizion Plus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *