Subscribe

Kjo që shihni quhet Kolonia e Artit ku piktorë vendas dhe të huaj për herë të parë në Shqipëri, për të gjithë publikun prezantojnë procesin e krijimit që nga hedhja e bojës deri në përfundimin e veprës. Larissa Noury është artiste dhe arkitekte nga Franca që inspirimin e gjen tek komunikimi i artistit me natyrën.

 

LARISA NOURY

ARKITEKTE/ AUTORE

Kjo është zemra jonë,  t’i japim lumturi njerëzve dhe te jemi me pozitive . Këtë energji e japim përmes ngjyrave siç mund ta shihni. Natyra është burim inspirimi dhe Shqipëria është një vend shumë i bukur.

 

Profesori i artit dhe akademiku nga Bosnje Hercegovina, Feim Huskovic frymëzimin për krijimet e tij e ka gjetur tek historia ndërsa bashkëpunimin mes artistëve e quan jetik.

 

FEIM HUSKOVIC

AKADEMIK

Me ka inspiruar galeria e artit dhe muzeu historik më ka inspiruar figura e madhe e Skënderbeut  dhe vlerat e rëndësishme të tyre. Mendoj që kjo është ngjyrë e Ballkanit dhe ka një ngrohtësi te veçantë te caktuar. Ishte kjo ajo qe doja të jepja ndjenjën e veçantë që mora në Tiranë.

 

Organizatori Amarildo Ruçi zbulon se ky aktivitet i rëndësishëm do të finalizohet në një ekspozitë ndërsa synimi është kthimi në traditë.

 

Piktori i mirënjohur nga Kosova Hajrush Fazliu e konsideron këtë nisme një shkollë për të gjithë artistët që i janë bashkuar, teksa te gjitha krijimet mbetën tek abstraksionizmi.

 

Kolonia e Artit ndodhet në ditën e saj të tretë dhe nuk kanë qenë të paktë ata që kanë shfaqur invers për të zbuluar sekretet në punën e artistëve, ku studio për artistët është kthyer amfiteatri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *