Subscribe

Mjeku popullor Irfan Gjeçi, ishte i ftuar në emisionin “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Mjeku dha disa këshilla shumë të vlefshme se si të trajtojmë kollën e mirë në kushte shtëpie me anë të çajrave.

Irfan Gjeçi: Kolla e thatë vazhdon gjatë. Mund të jetë pak ftohje por mushkëritë kanë ato problemet e tyre dhe nuk nxjerrin sekrecione. Kjo kërkon që çaji të jetë prezent, por ne nuk i vlerësojmë sa duhet. Në këtë periudhë, lagështira e ambientit, mutacionet, viruset pas covidit janë prezente. Një kontroll te mjeku për të përcaktuar se çfarë keni është shumë e mirë, por në prezencë të viruseve një mbrojtje shumë e mirë në ambientet e shtëpisë do të jetë: të marrim disa kokrra qepë, t’i presim fletë fletë dhe t’i shpërndajmë në shtëpi. Çdo ditë duhet t’i ndërrojmë me të reja dhe kjo do të eleminojë 80-90% të viruseve.

Kolla e mirë

Irfan Gjeçi: Është një kollë e cila përhapet shumë lehtësisht dhe më shumë te bebet e vogla, sidomos ato të seksit femër. Qumështi i gomaricës është i mrekullueshëm për kollën e mirë. Kjo të nxjerr sekrecionet. Përbërja e qumështit të gomaricës nuk ekziston në asnjë lloj qumështi tjetër. Nuk ka nevojë të zihet, mund t’i jepet tre herë fëmijëve nga një filxhan kafe.

Ndërsa për të rriturit, është propolisi i bletës, propolisi me rigon që vret virusin dhe propolisi me vaj esencial të dafinës. Kemi dhe lulen e shtogut, e cila pengon temperaturën të godasë trurin. Edhe për të rriturit është shumë e mirë sepse është antiviral. Punon në organizëm, te mushkëritë dh deri te zorrët.

Përgatitja e lules së shtogut

Irfan Gjeçi: Një lugë kafeje në një filxhan çaji me ujë. Mund t’i jepet gradualisht ngadalë. Edhe fruti i shtogut përdoret njësoj. Bëhen çaj. Për bebet e vogla lulja është më e mirë. Kollat që shoqërohen me pak gjak janë shumë të rrezikshme sepse mund të kthehen dhe në kancerogjene. Është e domosdoshme për çdo familje që tenxherja me çaj mali, sherebele, apo çajra të tjerë të jetë aty. Të reduktohet uji dhe të pihet çaji.

Mjeku gjithashtu tregoi edhe një mënyrë për të pastruar apartatin tretës.

Irfan Gjeçi: Çdo person mund të marrë një lugë çaj karafil, një lugë çaj me kanellë, një lugë çaj me piper të zi dhe një lugë çaji me spec të kuq djegës. Mund ta zjejë këtë sasi në gjysmë litri verë të kuqe. Pasi ta kullojë mund ta përdorë për gargar. Pasi përdoret për gargar, kalohet dhe kjo bën pastrimin e gjithë aparatit tretës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *