Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të mos regjistruar Fredi Bejlerin si kandidat për kryebashkiak të Himarës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

Vendimi është cilësuar nga Bejleri politik dhe lajmëroi dërgimin e çështjes deri në Gjykatën e Strasburgut.

 

Bejleri gjithashtu është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të zhvillohen me një kandidat.

 

Ndërkohë në lidhje me akuzat për masakrën e Peshkëpisë, Bejleri ka deklaruar se nuk ka lidhje me një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *