Subscribe

Aktivistja Evi Kokalari ka qenë sot në krah të ish kryeministrit Sali Berisha i cili po mban “Foltoren” e radhës në qytetin e Pogradecit.

Gjatë fjalës së saj Kokalari është shprehur e bindur se në 11 dhjetor Sali Berisha do të bëhet kryetar i PD, e ndërsa thekson se shumë shpejt ai do të jetë edhe kryeministri i vendit.

Ajo theksoi se gjëja e parë që duhet të bëjë Berisha sapo të vijë në pushtet është shpallja non grata e Georg Sorros.

“Zoti Berisha foli shumë për Edi Ramën, por unë dua të fokusohem tek Lulzim Basha. Problemi është tek gjërat që ka bërë. Kam parë që Lulzim Basha ka sulmuar kryetarin e FRPD dhe dua t’i them faleminderit Albana Vokshit që është ngritur kundër Bashës. Numri tre është që në 11 dhjetor kryetari i ri do jetë Sali Berisha. Herën e fundit që isha në Shqipëri thosha që Berisha do jetë kryetar i PD dhe tani them që Berisha duhet të jetë kryeministër. Dhe sa të bëhet kryeministër gjëja e parë që duhet të bëjë të shpall non grata George Soros. Ka 5 zyra në Ballkan dhe vetëm 2 zyra në BE. Gjatë kohës që në Shqipëri ishte ambasador Donald Lu dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk kishin prova për Sali Berishën. Sapo George Soros mori kontrollin e Departamentit të Shtetit veproi menjëherë”, tha Kokalari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *