E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kokainë dhe armë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta dhe ka arrestuar një 25-vjeçar.

Sipas policisë, 25-vjeçri i arrestuar shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias.

Reklamë

Në pranga ra shtetasi L. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale”, njoftoi policia.

Reklamë

Gjithashtu i riu rezulton i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë.

Ndaj tij rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë