E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kokaina në Portin e Durrësit, ja sa ishte sasia që u kap në konteinerin me banane

Një tjetër sasi kokainë u kap këtë të martë në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare.

 

Reklamë

Droga u gjet e fshehur në një konteiner me banane dhe vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

 

Sipas policiasë, kokaina me peshë 7 kilogramë e 700 gramë ishte vendosur në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike,  dhe ishte ndarë në 8 pako.

 

Kjo është e pesta herë që në Portin e Durrësit kapet lëndë narkotike, ndërsa e treta që kapet për llogari të kompanisë “Alba exotic fruit”, menaxheri të cilës është në burg ndërsa administratori në kërkim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë