Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka braktisur emisionin pas disa pyetjeve të gazetarit Bledian Koka. I ftuar në emisionin “Spotlight”, Koka akuzoi Ballën se në momentin e intervistës, gjendej në lokalin e biznesmenit Gjergj Luca. Pas pyetjes së gazetarit, Balla ka zgjedhur të mos përgjigjet, por të largohet nga emisioni.

Bledian Koka: Ku ndodheni tani?

Taulant Balla: Jam në zyrën time…

Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi

Taulant Balla: Jo

Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.

Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizoni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës

Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *