Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti e ka konsideruar një propagandë boshe paketën e rimëkëmbjes, një premtim i bërë nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se me bizneset drejt falimentimit dhe qytetarët e dëshpëruar, ekonomia ndodhet buzë greminës.

“Ekonomia buzë greminës, biznesi në faliment, qytetarët të dëshpëruar. Faktet janë kokëforta: ER me dy paketat e tij gjysmake prej 101 milionë euro thjesht braktisi ekonominë.  Premtoi paketën e tretë por më pas u tërhoq, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka dhënë paketën e katërt.  Premtoi paketën e rimëkëmbjes, por ishin thjesht propagandë boshe. Paratë janë, buxhet ka, lekët e shqiptarëve nuk mund të jenë vetëm për të paguar koncesionet dhe PPP-të.”

Sipas tij, ka ardhur koha që qytetarët të votojnë më 25 prill largimin e Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *