Zgjedhjet për pushtetin vendor priten të zhvillohen në 30 qershor, me  kodin që është në fuqi .

 

Ndryshimet në kod do të mund të ndodhin brenda qershorit, nëse këtë e kërkon Komisioni Europian si kusht për hapjen e negociatave, por që është e pamundur që një gjë e tillë të zbatohet në zgjedhjet lokale që zhvillohen pas dy muajsh.

 

Ndërkohë që, sot për sot, nuk bëhet fjalë për ndonjë konsensus të shumicës me opozitën, as atë që është në parlament. Për të folur më shumë rreth ndryshimeve dhe fazës në të cilën gjendet kodi zgjedhor në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë deputetja e PS-së, juristja Klotilda Ferhati.

 

Në fjalën e saj për Vizion Plus, deputetja Ferhati është shprehur se drafti i reformës zgjedhore është përgatitur në bazë të konsultimeve të të gjithë anëtarëve të komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe është punuar në bazë të ekspertizës së ofruar komisionit nga ndërkombëtarët.

 

“Drafti është përgatitur në bazë të konsultimeve të të gjithë anëtarëve të komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe është punuar në bazë të ekspertizës së ofruar komisionit nga ndërkombëtarët, të cilët kanë asistuar këtë proces të reformës zgjedhore. Bëhet fjalë për OSBE-ODIHR dhe këshillin e Evropës dhe gjithashtu për Ambasadën gjermane dhe dy fondacioneve kryesore gjermane të cilët kanë ofruar ekspertizën e tyre dhe ekspertët Viktor Gumi dhe Ilir Rusmali kanë përgatitur në bazë të të gjithë veprimeve përfundimtare rezultateve të diskutimeve një draft për ndryshimet në kodin zgjedhor që në esencë adresojnë çështje të menaxhimit zgjedhor.”

 

Ka muaj tërë që diskutohet se çfarë ka bërë komisioni pakicë shumicë për ndryshimet në kodin zgjedhor. A mund të përmendim që këto ndryshime ishin të referuara nga OSBE-ODIHR prej vitesh. Çfarë realisht në atë draft që ju keni përgatitur dhe është depozituar tashmë në mënyrë të përmbledhur, cilët janë ndryshimet që ka ai?

 

Drafti është përgatitur në bazë të konsultimeve të të gjithë anëtarëve të komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe është punuar në bazë të ekspertizës së ofruar komisionit nga ndërkombëtarët, të cilët kanë asistuar këtë proces të reformës zgjedhore. Bëhet fjalë për OSBE-ODIHR dhe këshillin e Evropës dhe gjithashtu për Ambasadën gjermane dhe dy fondacioneve kryesore gjermane të cilët kanë ofruar ekspertizën e tyre dhe ekspertët Viktor Gumi dhe Ilir Rusmali kanë përgatitur në bazë të të gjithë veprimeve përfundimtare rezultateve të diskutimeve një draft për ndryshimet në kodin zgjedhor që në esencë adresojnë çështje të menaxhimit zgjedhor, të fushatave zgjedhore, çështje të kuotës gjinore për të pasur disa mekanizma efektiv në mënyrë që ne të kemi barazi gjinore në kuvend. Po përmend rastin që në kodin në fuqi parashikohet një gjobë kur nuk zbatohet kuota gjinore, propozohet që të mos bëhet mospranimi nga ana e komisionit zgjedhor të zgjedhjeve nëse nuk do të respektohet kuota gjinore. Adresohen çështje të transparencës së financave në fushatën zgjedhore, adresohen edhe çështje të përdorimit të teknologjisë së informacionit në procesin zgjedhor dhe mundësia e votave për emigrantët. Është një draft i cili është diskutuar në tetor të 2018-ës është bërë më pas një tryezë konsultimi me partitë politike qofshin ato parlamentare në atë kohë dhe jashtë parlamentit, sepse komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore ka pasur mundësinë që të gjitha partitë në Shqipëri që kanë kapur pragun e 1% në zgjedhjet e 2017 të jenë pjesë e konsultimeve në mënyrë që të kishim një proces sa më shumë gjithpërfshirës ku gjithsekush brenda apo jasht parlamentit kishte mundësi që të propozonte ide për përmirësimin e kodit zgjedhor

 

PD-ja në vijimësi ka thënë se në këtë draft janë shtuar gjëra në mënyrë të njëanshme nga partia në pushtet?

 

Kjo është absolutisht e pavërtetë dhe unë i sfidoj, duke ju thënë se cilët janë këto çështje të shtuara sepse siç e shpjegova pak më lart drafti që është depozituar në kuvendin e Republikës së Shqipërisë si një draft-ligj për disa ndryshime në kodin zgjedhor është pikërisht pasqyrim i saktë dhe i përpiktë i të gjithë përfundimet që arritën nga bisedimet e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore në bazë të konsultimeve të grupeve të interesit me aktorë të shoqërisë civile që janë me ekspertizë në proceset zgjedhore me të gjithë aktorët politik në komisionin e reformës zgjedhore dhe në bazë të këtyre përfundimeve ekspertët e vënë në dispozicion të komisionit nga të gjithë partnerë tanë ndërkombëtar siç përmenda zotin Gumi dhe Rusmali thjesht paraqitën në formën e projekt-ligjit pikërisht ato konkluzione që janë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në 2013, 2015, dhe 2017-ën lëshuar për vendin tonë.

 

A të çojnë këto ndryshime, në atë që zgjedhjet të mos administrohen më nga partitë politike por nga shoqëritë civile, a parashikohen që në këtë draft apo është ende herët?

 

Ka disa propozime vetëm për dy nivele të komisioneve zgjedhore, por siç ju thash është ende herët për të diskutuar sepse drafti është në formën e një propozimi i cili do të vazhdojë të shqyrtohet në strukturat brenda kuvendit dhe do të jetë pjesë e diskutimit midis aktorëve politik në parlament ose jo dhe sigurisht që drafti mund të përmirësohet. Ne si mazhorancë vullnetin e kemi treguar gjithmonë që menaxhimi zgjedhor që mund të kryhet edhe nga përfaqësues që nuk janë politikë mundtë rrisë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe kjo është një çështje që përkon interesit publik dhe ne nuk kemi kundërshtime.

 

A është shoqëria shqiptare politikisht aq e pjekur sa tja lërë në dorë çështjen e zgjedhjeve politike shoqërisë civile, pas një dominimi kaq të gjatë të partive politike?

 

Unë them se në shoqërinë shqiptare nuk është vetëm shoqëria civile, që mund të jetë vetëm njëri nga sektorët që mund të ndikojë në të mirë të administrimit të procesit zgjedhor, por sigurisht mund të ketë shumë faktorë të tjerë që mund të bëhen pjesë e një procesi të administrimit zgjedhor siç mund të jenë, administrata, avokatët, mësuesit, noterët. Nesë do të kemi një vullnet politik të gjithë së bashku në të mirë të kthimit të besimit të publikut tek sistemi zgjedhor dhe në qoftëse një nga këto element do të ishte edhe depolitizimi i administratës që menaxhon  zgjedhjet sigurisht që shoqëria civile do të ishte një nga ata sektorë që mund të kontribonte në këtë drejtim. Sigurisht duke marrë edhe modelet e vendeve të tjera që përdorin administratën apo profesione të lira në menaxhimin zgjedhor do të ishte një model i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *