Ish-ministrja e Mbrojtjes, njëkohësisht deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ju ka bërë thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për ti dhënë një shans shpresës evropiane të shqiptarëve.

 

Deputetja Kodheli, në seancën për rezolutën e integrimit të Shqipërisë, është shprehur se duhet të punohet pa shkopinj nën rrota për t’i dhënë një shans shpresës evropiane.

 

“Kuvendi i ka të gjitha mekanizmat për mbikëqyrjen dhe nxitjen e qeverisë për zbatimin e përparësive të vendosura nga KE si kusht për çeljen e negociatave. Shumë popuj përdorin të njëjtin aforizëm, “shpresa është e fundit që vdes”. Le ti japim një shans shpresës evropiane duke punuar të bashkë dhe pa shkopinj në rrota. Fëmijët tanë duhet të jenë bijtë e shpresës. Ju ftoj ta miratojmë rezolutën duke inkurajuar vendet anëtare që në mbledhjen e ardhshme të KiE të shprehin vullnetin për çeljen e negociatave, pasi shqiptarët e meritojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *