Subscribe

Zedhenesja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, deklaron se zgjidhja e shpejte dhe thuajse e papritur e krizave ne Shqipëri e Maqedoni, nuk përben ndonjë mrekulli, por ishte rezultat i nje pune te madhe dhe vullnetit politik. Ajo nuk ka dashur te prononcohet nese presioni me efektiv i minutave te fundit ne te dy vendet ka ardhur nga BE apo nga SHBA.

 

“Kur flitet për Ballkanin perëndimor, siç e dini, ky është një rajon me perspektivë për anëtarësim në BE, e ku Bashkimi Europian është mjaft i angazhuar. Në lidhje me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, siç e keni parë dhe më herët, ne reaguam ndaj kësaj kthese të situatës dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje si për të, ashtu dhe për Shqipërinë e për të gjithë rajonin.”

 

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogerini ka ftuar ne 24 maj kryeministrat e 6 shteteve ballkanike per te diskutuar ne lidhje me progresin ne rajon. Ne lidhje me kete çështje, Koçijançiç sqaron se ftesat u jane dërguar 6 krerëve te qeverive ne detyre, pa specifikuar nese do te kete edhe nje ftese te veçante per Zoran Zaev. Ajo specifikon gjithashtu se behet fjale per nje darke informale pune dhe jo per një takim zyrtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *