Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona,...

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

Kocijançiç reagim të ashpër ndaj Serbisë: Emërimi i një krimineli lufte, i papranueshëm

31 Tetor 13:56

Kundër emërimit të të dënuarit për krime lufte, Vlladimir Llazareviç, në akademinë ushtarake të Serbisë, më në fund ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

 

Ishte vetë presidenti Hashim Thaçi, ai që kishte ngrehur zërin kundërshtues duke thënë se nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE dhe shtetet anëtare të saj.

 

Duke aluduar te krimineli Vlladimir Llazareviç, presidenti Thaçi kishte thënë se ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në.

 

“Ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme. Tani mbetet të shihet se si do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE”, kishte thënë Thaçi.

 

Por, pa kaluar shumë ditë nga reagimi i Thaçit kundër Llazareviçit, ka reaguar edhe vetë Bashkimi Evropian.

 

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Serbinë se emërimi i një gjenerali, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte, si ligjërues i një akademie ushtarake, është kundër parimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.

 

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, ka thënë përmes një deklarate se blloku pret që “udhëheqësit politikë të respektojnë viktimat e konflikteve të kaluara dhe të promovojnë sinqerisht pajtimin në Ballkanin Perëndimor”.

 

“Liderët politikë duhet t’i udhëheqin të gjitha përpjekjet për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur besimin e ndërsjellë, dialogun dhe tolerancën”, tha Kocijançiç, shkruan “Zeri.info”.

 

“Serbia, si vend kandidat për BE-në nuk mund të devijojë nga këto parime. Emërimi i një krimineli të dënuar për krime lufte në Akademinë Ushtarake të Serbisë është kundër këtyre parimeve”, shtoi Kocijançiç.

 

Llazareviç ka mbajtur ligjëratën e parë në akademi javën e kaluar. Ligjërata është titulluar: “Heroizmi dhe humanizmi i ushtarëve serbë në mbrojtjen kundër agresionit të NATO-s”

 

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
BE Bruksel Maja Koncijancic

Nga e njëjta kategori

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”, Rama i përgjigjet Beogradit: Territori i Kosovës s’është i Serbisë!

më shumë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e e Krisjan Sterjos: Mora armën në shtëpi dhe e ndoqa deri te pallati

më shumë...

5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Himarës

më shumë...

Pasoja tragjike pas tërmetit në Kolumbi! Disa të vdekur dhe qindra të plagosur, fëmijë të bllokuar nën rrënoja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

9:41

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin...

9:39

A duhet të futesh në ujë menjëherë...

9:14

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët...

8:47

Makina del nga rruga në Torino, përplas...

8:38

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët...

8:31

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

Më të klikuarat

  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • FOTO/ Kjo është arma me të cilën u tentua të vritej Denis Ba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.