E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Koçi: Me këtë PD, PS do të fitonte gjithmonë. Xhafo: Brenda së majtës ka socialistë të lodhur me Ramën

Situata aktuale politike ka krijuar diskutim mes të ftuarve këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio, ish-deputeti socialist Petro Koçi tha se PD do të duhet të reformohet nëse kërkon të vijë në pushtet.

Reklamë

Sipas tij, përballë kësaj PD-je, PS do të fitonte gjithmonë.

Por për gazetarin Endri Xhafo, as në PS situata nuk është aq e qetë, pasi ka socialistë që janë të lodhur nga Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Koçi: Nëse opozita nuk transformohet, nëse nuk vjen një lidership i ri dhe modern, nuk ka asgjë në vijë.

Borakaj: Si Basha?

Koçi: Basha mori më shumë se Berisha në 2021; thuhej që mund të kishte rotacion. Në 2025, edhe më ekstremi po të pyesje do të thoshte jo.

Xhafo: Ka pasur një konstante ekstreme në 2021, ku pas dy mandateve pritej rotacion.

Koçi: Në interesin e PS, për mua, PD kështu qoftë gjithmonë.

Xhafo: Ka edhe socialistë që janë të lodhur nga Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë