Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes për koalicionin  opozitar me PD dhe aleatët politikë, u shpreh se kjo ditë marrëveshje është flamuri i shpresës për të gjithë shqiptarët.

 

Në deklaratën e saj për mediat kryetarja e LSI-së është shprehur se nuk ka asnjë tërheqje, sipas saj ato  nuk do të futen në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër.

 

“Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm. Është shumë e qartë se kjo vjen si rezultat i axhendës sonë opozitare, e cila sot përfundon me nënshkrimin e një kolacioni të përbashkët përballë një shteti të kapur. Kjo marrëveshje garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, kemi për detyrë t’ju garantojmë të gjithë infrastrukturën dhe sistemin e nevojshëm për të qëndruar këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *