Subscribe

Ende nuk ka një datë se kur do të mblidhet Këshilli Politik për të vijuar me reformën zgjedhore, por pozicioni i opozitës tashmë është i qartë, prekja e koalicioneve përbën vijën e kuqe.
Negociatori demokrat Oerd Bylykbashi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen e reformës duke theksuar se na ndajnë vetëm 4 muaj nga momenti kur partitë e koalicionet regjistrohen në zgjedhje.
Sipas Bylykbashit, këshilli duhet të mblidhet sa më shpejt dhe në çdo rast marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket.

 

Oerd Bylykbashi
Negociator, PD

“Çdo ndryshim i saj ka të bëjë jo thjesht me një gjë të përgjithshme si ndryshimi i koalicioneve, ka të bëjë me ndryshimin e shpërndarjes së mandateve të subjekteve zgjedhore. Kjo mbrohet nga kodi i praktikave të mira i Komisionit të Venecias, nga standartet e OSBE dhe mbrohet edhe nga marrëveshja e 5 qershorit.”

 

Por beteja e PD për zgjedhje me standarde nuk kufizohet vetëm tek hartimi i ligjit, Bylykbashi ka ngritur alarmin për manipulimin e listave të zgjedhësve.

 

“Zgjedhësit gjithmonë e më shumë po na raportojnë ne si opozitë që janë çuar në vendbanime krejt të ndryshme nga ajo ku ata jetojnë. Pra vendime të paligjshme të kryetarëve të bashkive, dhe ju e dini që të gjithë janë kryetarë bashkish të qeverisjes socialiste, me përjashtim të Shkodrës, po transferojnë zgjedhësit në mënyrë të pavullnetshme nga një qendër votimi në një qendër tjetër. Kemi një mjegull totale përsa i përket kartave të identitetit të cilat kanë skaduar dhe sa janë zëvendësuar.”

 

Por pavarësisht veprimeve të mazhorancës, për Oerd Bylykbashin zgjedhjet e 25 prillit do të kenë vetëm një rezultat.

 

“Edi Rama do të largohet nga pushteti me ndryshim kushtetute, me ndryshim sistemi zgjedhor, me cfarëdolloj forme.”

 

Dhe si deputeti që ka kryesuar në 2017 listën e PD për Durrësin, Bylykbashi ka një paralajmërim edhe për Edi Ramen, i cili është drejtuesi socialist për këtë qark.

“Eshtë një rast i jashtëzakonshëm për qytetarët durrsakë që t’i kthejnë reston Edi Ramës që është përgjegjës për 15 nga 20 vitet e qeverisjes socialiste të qytetit të Durrësit. Në vitin 2000 dhe që atëhere pa ndërprerje kryetarët e bashkive, shpeshherë përmes zgjedhjesh të manipuluara, kryetarët e bashkive kanë qenë vetëm të PS. Një qytet i cili ishte një nga më interesantët në republikë, sot është i masakruar.”

 

TITRA:
“KOALICIONET JANE VIJA E KUQE”

BYLYKBASHI: MARREVESHJA E 5 QERSHORIT NUK NDRYSHON

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *