Subscribe

Kategoria Superiore nuk do të nisë në 12 shtator sikurse ishte planifikuar në calendar. Kjo për shkak të protestes së shumicës së klubeve të Superiores kundër qeverisë, e cila sipas tyre duhet ti plotësojë katër kushte.

 

Paradoksalisht takimi I Ligës së Klubeve Shqiptare të Superiores u zhvillua paraditen e kësaj të premteje në Minsk të Bjellorusisë atje ku kreu i federatës Duka ka marrë me vete  Presidentet e ekipeve së bashku me Komitetin Ekzekutiv për të ndjekur ndeshjen e kombëtares.

 

Në njoftimin për mediat, thuhet se në këtë mbledhje morën pjesë 9 nga 10 klube gjithsej e pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, presidentët e klubeve vendosëm me unanimitet të plotë të bojkotojnë kampionatin nëse nuk plotësohen nga ana e qeverisë kushtet e mëposhtme:

 

 

  1. Të ulet TVSH në masën 6%.
    b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
    c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
    d. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

 

 

Liga shton se katër kërkesat janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë.

 

Klubet bashkë me federaten deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga bojkoti, duke kërcënuar se do të protestojnë në bulevardet e Shqipërisë derisa tiu plotësohen kërkesat, duke e konsideruar qeverinë si përgjegjëse për gjëndjen katastrofike të klubeve shqiptare.

 

 

Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *