Subscribe

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka shpërndarë 72 certifikatat e para për udhërrëfyesit turistikë të licencuar.

 

Ministri Klosi në fjalën e tij në këtë ceremoni e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm jo vetëm për profesionin e udhërrëfyesit, por sidomos për informacionin cilësor, që do ti përcjellet turistëve të huaj dhe vizitorëve vendas.

 

“Nga ky moment ne kemi zyrtarisht guida të licencuara në disa fusha, që hapin rrugën për të vazhduar me këtë profesion, që për mua duhet ta tentojmë deri në fund për ta shpallur edhe profesion të litë. Kjo për të shtuar gjithmonë e më shumë cilësinë e ofrimit të shërbimit. Sot kemi vetëm 5 institucione të licencuara nga komisoni shtetëror për dhënien e këtyre trajnimeve. Do doja shumë të kemi më shumë, 2 janë në process, kemi pra 7 institucione që kërkojnë ta marrin këtë detyrë, por do doja të kemi shumë më shumë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Berat, Shkodër, Vlorë, sidomos ku ka universitete, por, ajo që do doja më shumë është që të rritet edhe cilësia edhe konkurrenca”.

 

Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, rezulton se për guida profesionale të certifikuara kanë aplikuar 99 aplikantë, nga të cilët vetëm 72 kanë e kaluar me sukses, ndërsa të tjerët janë në procesin e plotësimin të dokumentacionit.

 

“Ne duhet të kemi së bashku një diskutim se cilat janë zonat ku guidimi duhet bërë vetëm nga profesionistë, që të mos lejojmë që të kemi njerëz të palicencuar dhe jo profesionistë që e bëjnë këtë punë. Na duhet nga ju një informacion i plotë se cilat janë vendet që vizitohen më shumë, ku janë vendet që kanë nevojë për double check nga shteti apo për të qenë më të pastra, më të sigurta. Natyrisht të ketë më shumë përpjekje nga pushteti lokal për pastërtinë, për menaxhimin, për trajtimin e mbetjeve të ngurta, mbetjeve urbane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *