Sociale
Klosi në Vlorë: Gjobë për operatoret që nuk respektojnë nivelin e ndotjes akustike

Ministri i Turizmit Blendi klosi ka mbledhur këtë të shtunë Task Forcën e turizmit në qytetin e Vlorës, në një takim të zhvilluar në shetitoren Lungomare.
Të pranishëm ishin aktorë të turizmit, drejtues të institucioneve të këtij qarku dhe tur operatorët.
Reklamë
Klosi e ka zhvilluar kete takim me tre bashkitë e jugut, Vlorë, Himarë dhe Sarandë në kuadër të masave për mbarvajtjen e sezonit turistik.
Ne fjalen e tij Ministri Klosi ka shpalosur nismat me te reja te Ministrise ne kurimin e pikave kyce te turizmit. Ministri nga Vlora deklaroi se do te ketë gjobë deri në 2 vite burg për operatorët qe nuk respektojnë nivelin e ndotjes akustike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




