Subscribe

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qenë këtë të enjte në Tale, nga ku u shpreh se duhet të ndryshohet mënyra e të bërit turizëm. Sipas tij, zonat si Tale janë perla që presin zhvillim, dhe se ëshë e dobishme të diskutohet mbi modelin sesi do të zhvillohet kjo zonë.

Ai tha se zona Lezhë-Shkodër i ka të gjitha për zhvillimin e turizmit, ndërsa shtoi se synimi është që vija bregdetare të shndërrohet në një zonë që prodhon.

“Shqiperia ka nje siperfaqe te madhe te pashfrytezuar ose e shfrytezuar pak. Kjo eshte kerkesa per te kombinuar festivalin turistik Shkoder- Lezhe. Nese ka nje vend qe i ka te gjitha per zhvillimin e turizmit, kjo eshte zona Lezhe – Shkoder. Kemi det qe ndodhet prane zonave malore, kemi lumenj, laguna pothuajse te paprekur, histori, kulture dhe po ashtu kemi dicka qe eshte konkurenca me e mire ne kete zone qe jane kulinaria dhe mikepritja, ndaj zhvillimi eshte i pritshem dhe i panegociueshem. Ajo qe duam te bejme eshte qe vijen tone bregdetare, kete pasuri te madhe kombetare, ta shnderrojme ne nje zone qe prodhon.”

Mes të tjerash, Klosi theksoi se përfundimi shume shpejt i Rruges se Arberit, rruga e Koridorit Blu jane perspektive qe do te ndikojne brenda 3 viteve edhe ne kete zone. “Kjo eshte sfida e turizmit dhe miratimi i ligjit per bregdetin do mbroje brezin e reres.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *