Subscribe

Ministri i mjedisit Blendi Klosi premtoi se në bashkëpunim me 3 ministri të tjera shumë shpejt do të nisë puna për zhvendosjen e të gjitha guroreve nga mali i Krujës. Ky proces pritet te përfundoje brenda muajit mars.

 

Do të donim shumë që ky vend të ishte një vend pelegrinazhi për të gjithë ata që duan mjedisin dhe nga vend guroresh dhe shkatërrues të Mjedisit të shndërrohet në një pyll urban dhe për këtë ne do të ndërmarrim të gjitha masat që për mbjelljen e pemëve masivisht në zonën e malit të Krujës shumë shpejt kjo gërmadhë urbane dhe një katastrofë mjedisore të shndërrohet në atraksionin më të mirë dhe të më bukur  turistik të vendit.

 

Klosi i beri deklaratat teksa mbolli peme ne nje hapësire qe dikur ishte venddepozitim mbetjesh ilegale ne Kruje. Ministri i mjedisit paralajmëroi se 198 pika te nxehta te grumbullimit te mbetjeve ne te gjitha bashkitë e vendit do te pesojne te njëjtin ndryshim.

 

Së bashku me bashkitë në të gjithë vendin ne do të kërkojmë një rehabilitim të plotë të të gjitha venddepozitimeve të mbetjeve urbane, janë plot 198 të evidentuara si ky që po rehabilitojmë sot në Krujë për ta shndërruar nga një venddepozitim mbetjesh urbane në një park për qytetin. ky është aksioni i parë dhe do të vazhdojmë në 61 baskitë për të përcaktuar ku do të jenë vendet legale për bashkitë në bazë edhe të kritereve minimale për vendepozitimin, do të ndërtojnë landfillet e tyre të vegjël për të shkuar pastaj

 

Klosi kishte edhe një apel për të gjithë kryetarët e bashkive te cilëve kujtoi se detyra e tyre nuk është vetëm të pastrojnë  qendrën e qytetit por duhet të menaxhojnë të gjithë sistemin e mbetjeve urbane.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *