Subscribe

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Klos mesditën e kësaj të mërkure.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 17-vjeçari Kenardo Shira, që mbeti viktimë bashkë me të atin, Ilir Shira kishte ngacmuar vajzën e autorit Fiqiri Mjeshtri.

 

Autori në debat e sipër ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

 

 

Përveç dy viktimave, të plagosur rëndë kanë mbëtur edhe dy persona të tjerë, Renato dhe Eglantin Hasula, të cilët janë të afërm të viktimave dhe janë qëlluar nga pakujdesia.

 

Vetëm pak momente pas ngjarjes, autori Fiqiri Mjeshtri vrau veten pranë banesës së tij.

 

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

 

Plicia dhe Prokuroria po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *