E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

“Klima e biznesit, e përmirësuar”, investitorët e huaj: Shqetësim zhvlerësimi i Euros

Shoqata e investitorëve të huaj në një anketim me sipërmarrjet anëtare ka arritur në konkluzionin se ka një përmirësim të lehtë të  klimës së të bërit biznes gjatë këtij viti, në raport me 2023.

Konkretisht investitorët e huaj vlerësojnë klimën me  49 pikë nga 100 të mundshmet ose 3 pikë më shumë se viti i  kaluar.

Por sërish ky vlerësim mbetet poshtë mesatares. Paralelisht janë një sërë sfidash që  bizneset e huaja evidentojnë si shqetësuese.

Në krye është zhvlerësimi i euros dhe impakti që jep ky fenomen në aktivitetin ekonomik së bashku me normën e lartë të inflacionit.

Reklamë

Më pas vijnë problemet me tregun e punës, ku  gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sërish një sfidë serioze, pasuar nga informaliteti që është prezent në çdo sektor.

Bizneset janë të mendimit se ka një rritje të burokracive nga ana e administratës publike, paralelisht mendojnë se qeveria nuk është transparente me biznesin.

Ndërkohë që politikat tatimore mbeten sërish shqetësim, pasi nuk janë të qëndrueshme.

Ndër sektorët që kanë marrë vlerësim pozitiv nga komunieti i huaj i biznesit  janë furnizimi me energji, rendi dhe siguria, gjyqësori.

Ndërkohë investitorët e huaj nuk presin ndryshime të mëdha vitin e ardhshëm, ndërsa ka një optimizëm të lehtë për një rritje të xhiros në vitin 2025./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë