Këshilli i lartë gjyqësor, përmes një njoftimi për mediat ka reaguar lidhur me ngritjen e gjykatës së lartës.

Sipas KLGJ për 11 pozicione të lira në kete gjykatë, kanë aplikuar 23 kandidatë.

Prej tyre janë verifikuar 2, ndërsa vijon puna për shqyrtimin e dosjeve te 21 të tjerëve.

KLGJ shton se dy kandidatët e verifikuar do të diskutohen në mbledhjen e radhës.

Sa i takon punës për plotësimin me gjyqtarë të gjykatave të apelit dhe asaj të posaçme të Apelit, janë shpallur në total 20 pozicione të lira.

Nga këto popzicione janë 12 në gjykatat e përgjithshme, 2  në administrative dhe 6 pozicione tek gjykata e posaçme e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *