Ish trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi mendon se komisioni i disiplines nuk mund të marrë një masë ekstreme për të denuar Partizanin vetëm për shkak të 2-3 individeve.

 

“Partizani nuk mund të dënohet vetëm për shkak të disa individeve. Kjo gjë nesër mund ti ndodhe kujtedo klubi, Flamurtarit, Tiranës etj. Policia private ka pasur përgjegjësi për atë cka ndodhi. Megjithatë nuk duhet gjykuar me gjaknxehtësi. Ku e kemi garancine ne, se ai nuk ka qënë një incident i nxitur nga faktore të jashtëm që duan ti bëjnë keq ekipit të Partizanit?”

 

Dalipi shtron edhe pyetjen tjetër:

 

“Ata që e kanë parë më vemendje episodin me fotografin e Flamurtarit besoj e kanë kuptuar se ai ka provokuar tifozet, packa se është i dënueshëm veprimi i atyre individeve që u futen në fushë. Por këtu lind pyetja, nëse fotografi i klubit nuk do ti kishte provokuar tifozet, a do të kishin ndodhur incidentet? Absolutisht jo.”

 

Klevis Dalipi shpreh mendimin se ka ardhur kohe që të rishihet edhe një herë tjeter angazhimi i policisë së shtetit në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në stadiume.

 

Sa i takon futbollit të luajtur, Dalipi pohoi se në takimin e fundit, Partizani ishte më lart në raport me Flamurtarin pavarësisht faktit sesi shkuan gjërat.

 

 

Ne studionin e emisionit “Kampionet” ne Vizion Plus nuk munguan edhe debatet ne lidhje me kete incident teksa gazetari Lirim Zalla tha se pergjegjesia ne kete rast eshte e Partizanit dhe se eshte e turpshme qe incidente te tilla ndodhen ne superiore.

 

Zalla u shpreh i bindur se nevojitet kthimi urgjent i policise se shtetit ne stadiume dhe masat drastike per ata qe kryejne dhune.

 

Ne te njejten linje ishte edhe Ermal Tahiri, i cili tha se masat dhe fajet nuk mund te jene individuale por jane kolektive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *