E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Klerikët e kishës e kanë të detyruar të raportojnë për abuzimet seksuale

Pope Francis (Top R) arrives for the opening of a global child protection summit for reflections on the sex abuse crisis within the Catholic Church, on February 21, 2019 at the Vatican. - Pope Francis has set aside three and a half days to convince Catholic bishops to tackle paedophilia in a bid to contain a scandal which hit an already beleaguered Church again in 2018, from Chile to Germany and the United States. (Photo by Vincenzo PINTO / POOL / AFP) (Photo credit should read VINCENZO PINTO/AFP/Getty Images)

Papa Françesku e ka bërë të detyrueshëm për klerikët e Kishës Katolike Romake që të raportojnë rastet e abuzimeve seksuale dhe raste tjera të ngjashme që mund të ndodhin në kisha.

Përmes një letre, që është kthyer në ligj për kishat, ai e ka bërë të qartë se çfarëdo abuzimi që përfshin shfrytëzimin e pozitës, do të konsiderohet sulm.

Ky sqarim është konsideruar si mesazh për hierarkinë e kishës se askush nuk do të përjashtohet nga ndëshkimi.

Kreu i Selisë së Shenjtë pati premtuar në muajin shkurt se do të marrë hapa konkretë për të luftuar abuzimet seksuale.

Reklamë

Udhëzimet e reja janë mirëpritur nga disa komentatorë të Vatikanit, të cilët kanë thënë se këto masa përbëjnë përpjekje të duhura për t’iu dhënë fund abuzimeve në kisha.

“Krimet e lidhura me abuzimet seksuale ofendojnë Zotin tonë, shkaktojnë dëme psikologjike e shpirtërore te viktimet dhe dëmtojnë komunitetin e besimtarëve”, ka shkruar Papa në letër.

Aktualisht Papa Françesku është duke u përballur me presion serioz, pasi është duke iu kërkuar që të gjejë zgjidhje për problemet më të mëdha me të cilat është duke u përballur Kisha Katolike në kohët moderne.

Kur është zgjedhur në këtë pozitë më 2013, Papa Françesku pati bërë thirrje për “masa vendimtare” kundër këtyre abuzimeve, mirëpo megjithatë kritikët kanë thënë se ai nuk ka bërë shumë në të mbajturit përgjegjës peshkopët që kanë qenë të përfshirë në raste të tilla.

Mijëra persona besohet se kanë qenë pre e abuzimeve të priftërinjve përgjatë dekadave, derisa krerët e kishave janë akuzuar për mbulim të këtyre krimeve në gjithë botën.

Të mbijetuarit kanë thënë se duhet të ekzistojnë protokolle të veçanta në mënyrë që të mbrohen të vegjlit nga akte të tilla./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë