Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të...

Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria-narrativa e re e...

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim Thaçin: Në...

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër, shtëllungat e...

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin...

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

“Klajdi më vdiq në duar”, rrëfimi i vëllait të të riut shqiptar që u vra në Itali: Dua drejtësi, ai ishte baba për mua

29 Gusht 09:07

“Klajdi më vdiq në duar”, nis kështu rrëfimi i vëllait të Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar që u vra pasditen e së dielës në Sirolo në Itali, nga një shtetas algjerian. Xhuliano e përshkruan të vëllain si një person altruist, cilësi e cila rezultoi fatale për të. Ai tregon se në momentin që i vëllai pikasi konfliktin mes shokut të tij dhe autorit të krimit, ndërhyri për të shuar gjakrat, por shtetasi algjerian ndonëse dukej i qetë u drejtua drejt automjetit dhe rrufeshëm mori shtizën duke shigjetuar Klajdin.

 

Teksa rrëfën këtë episod të pashlyeshëm në memorien e tij, Xhuliano ka vetëm një kërkesë.

 

“Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse.  Pa pasur kohë për të vënë re se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë”, rrëfen ai.

 

Xhuliano tregon se prindërit janë ende në Shqipëri dhe me procedurat ligjore për të sjellë trupin e vëllait të prehet në atdhe, duhet të merret vetë ai.

 

“Ishim në dy makina – kujton Xhuliano i shtangur nga emocioni,- ‘Unë isha me vëllain tim dhe një person tjetër, ndërsa në tjetrin ishte një miku ynë italian me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Së bashku, duhej të shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (miku italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës. Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi ai e mori për të punuar tek ai, në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali. Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk do të mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta sjellë atë në shtëpi,”- tha ai.

 

 

Viktima ishte vetëm katër vite më i rritur se vëllai, por sipas Xhulianos, ai kujdesej vazhdimisht për, aq sa ai e konsideronte si baba.

 

 

“Nuk ishte vetëm vëllai im. Ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë dhe vetëm për të më çuar në Itali, për të gjetur një jetë më dinjitoze. Edhe kur fitonte 500 euro në muaj, sapo mbërriti në Itali, më ndau 300 për dokumentet e mia që të vija këtu të jetoja me të, në një apartament afër stacionit në Ankona. Ai u sakrifikua deri në pikën që më bëri të luaja edhe mua, të luaja në një ekip futbolli”, vijon ai.

 

Nga ana tjetër, ai tregon se personi që fillimisht u konfliktua me autorin e krimit ishte mik i veçantë për viktimën.

 

“Danilo është një person që ka bërë shumë për familjen tonë. Ai e ndihmoi Klajdin sapo mbërriti në Itali dhe i dha një punë, në kuzhinën e restorantit të tij. Ishte puna e tij e parë në Ankona. ajo që e ndihmoi të lërë mënjanë paratë e para, të gjejë një shtëpi, dhe më vonë e lejoi të më merrte edhe mua nga Shqipëria.Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me ta dhe ndodh shpesh që të dalim bashkë, siç ndodhi të dielën. Nuk e kemi menduar kurrë se çfarë mund të ndodhë pas një dite relaksi, buzëqeshjeje dhe argëtimi”.

 

Klajdi Bitri, u vra me pushkë peshkimi nga një shtetas algjerian pasditen e së dielës. Viktima tentoi që të shuante gjakrat mes autorit dhe mikut të tij italian, por ndërhyrja rezultoi fatale për të riun shqiptar, i cili si shumë të tjerë, ishte vendosur në Itali për një jetë më të mirë.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni Vendi
Tagged:
Itali Klajdi Bitri Konflikt viktime Xhuliano Bitri

Nga e njëjta kategori

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim Thaçin: Në thelb, ai do të lirohet

më shumë...

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina e njohur vuan nga mungesa e rrugëve

më shumë...

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht të Maliqit, flakët vihen nën kontroll

më shumë...

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:11

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk...

4:08

Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria-narrativa e...

3:50

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim...

3:29

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër,...

3:15

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende...

2:58

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina...

2:38

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht...

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.